fbpx
THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE


Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, u bënë thirrje organizatave studentore dhe grupeve joformale studentore në Kosovë që të aplikojnë për skemën e granteve, me projekt-propozime, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit akademik në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.
Skema e granteve e dizajnuar nga ORCA, si partner i projektit “Cilësi, Llogaridhënie, Integritet dhe Transparencë në Arsimin e Lartë (QAINT)”, i zbatuar nga konzorciumi KEC – ORCA – ZSI, do të mbulojë arsimin e lartë publik në Kosovë
Do të merren parasysh projekt-propozimet, të cilat përqendrohen në nxitjen e aktivizimit të grupeve studentore për njohjen dhe adresimin e problemeve dhe çështjeve me rëndësi për interesin publik në arsimin e lartë.
Skema e granteve do të përqendrohet në ato projekte, të cilat si pikësynim kanë adresimin apo zhvillimin e aktiviteteve të caktuara që përfshijnë:

  1. Integritetin akademik në universitet publike;
  2. Transparencën financiare të universiteteve publike;
  3. Aktivitetet me rëndësi për zhvillimin e jetës studentore: aktivitetet kulturore, artistike, sociale dhe sportive, të cilat ndikojnë në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit;
  4. Aktivitetet për nxitjen e vetëdijes kritike studentore;
  5. Nismat për adresimin e problemeve të caktuara në kuadër të jetës universitare;
  6. Aktivitetet për adresimin e formave të ndryshme të diskriminimit dhe të ruajtjes së ambientit;
  7. Monitorimin e mbarëvajtjes së procesit studimor në distance.
    Kush duhet të jenë përfitues të zbatimit të projektit?
    Përfitues të zbatimit të projektit duhet të jenë: studentët, stafi akademik, fakultetet, departamentet, qendrat apo institutet e universiteteve publike.
    Për organizatat studentore Aplikimet/Dokumentet, të dërgohen në liridona.orca@gmail.com, më së largu deri më datë 31 gusht 2020, në orën 15:00, ndërkaq për grupet joformale thirrja mbetet e hapur dhe aplikacionet do të pranohen në vazhdimësi.
    Për më shumë, lexoni më poshtë në detaje thirrjen për aplikim, si dhe formën e aplikimit.
    Forma e aplikimit Qaint – ORCA
    Thirrje për aplikim QAINT – ORCA
Translate »