fbpx
KONFERENCA E REKTORËVE SHQYRTOI PROCESIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK

KONFERENCA E REKTORËVE SHQYRTOI PROCESIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK

KONFERENCA E REKTORËVE SHQYRTOI PROCESIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 14 gusht 2020, shqyrtoi procesin e fillimit të vitit të ri akademik 2020/2021, në situatën e vazhdueshme të pandemisë Covid 19.

Në këtë konferencë ku morën pjesë shtatë (7) Rektorë të Universiteteve Publike, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi – Kryesues, Prof. Dr. Alush Musaj – zv. Kryesues, Prof. Dr. Marjan Demaj, Prof. Dr. Fadil Millaku, Prof. Dr. Agron Bajraktari, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Prof. Dr. Ismet Temaj, u theksua gatishmëria e të gjitha universiteteve publike të Republikës së Kosovës, që vitin akademik ta fillojnë në kohën ligjore, më 1 tetor 2020. Për shkak të ruajtjes së shëndetit publik, viti akademik do të fillojë në formë të kombinuar: në formën virtuale dhe fizike. Derisa, disa nga aktivitetet e procesit mësimor do të vazhdojnë të bëhen në formën fizike, si povimi pranues për studentët e rinj, provimet, etj., po në të gjitha rastet universitetet publike do të respektojnë masat Anti-Covid 19. Ndërsa disa aktivitete të tjera, si ligjërata, konsultime, punime seminari etj., do të vazhdohen në formatin online.

Konferenca e Rektorëve konstaton se si rrjedhojë e shtyrjes së Provimit të Maturës për 29 gusht 2020, studentët e vitit të parë do të pranohen me vonesë dhe mësimi për ta do të fillojë me një vonesë deri në dy muaj. Pavarësisht nga kjo, Konferenca e Rektorëve angazhohet që semestri për këta studentë të jetë i plotë dhe pa asnjë dëmtim të rrjedhës normale të procesit mësimor.

Translate »