fbpx
Telegram ngushëllimi për studenten Heroina Mehmetaj

Telegram ngushëllimi për studenten Heroina Mehmetaj

E nderuara familja Mehmetaj,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashures suaj, studentes sonë, Heroina Mehmetaj.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ndanë dhembjen dhe trishtimin me familjen dhe kolegët, për humbjen e parakohshme të studentes së Fakultetit Juridik. Kjo humbje e madhe, la në gjysmë ëndrrën e Heroinës për rrugëtimin që kishte nisur në fushën e drejtësisë.
Heroina do të mbetet në mendjen dhe kujtesën tonë, si vajzë e zgjuar dhe studente e dalluar, me të gjitha tiparet që duhet të ndjekin kolegët e saj.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve.

Translate »