Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë prezantuan projektet në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Bazave të Dhënave”, ligjëruar nga Prof.ass.dr. Ylber Januzaj, pjesë e programit “Menaxhimi i Biznesit” në Fakultetin e Biznesit.
Në këmbim të prezantimit të projekteve, studentët garuan për projektin më të mirë.
Projektet e zhvilluara nga studentët do të mund të implementohen në ambientet e bizneseve të vogla dhe të mesme (SME) në rajon.
Pjesë e kurrikulës universitare të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë do të jenë drejtimet në fushën e Teknologjisë informative, të cilat janë në përputhje me Planin Strategjik 2023-2026 të UHZ me synimin e përgatitjes së studentëve ndërmarrës.