fbpx
Takimi me përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane në Kosovë

Takimi me përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane në Kosovë

Me datën 13.07.2018 në Fakultetin e Biznesit u mbajt takimi me përfaqësuesen e
Ambasades Amerikane në Kosovë, znj. Remzije Potoku. Në këtë takim u diskutua për
mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Biznesit, UHZ dhe Ambasadës
Amerikane për programin Fulbright English Teaching Assistantship, program ky i cili ka të
bëjë me sjelljen e një Asistenti të Gjuhës Angleze në kuadër të programit Fulbright nga
Shtetet e Bashkuara të Amerikes për të asistuar në ligjerata dhe ushtrime të lëndës Gjuhë
Angleze, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme edhe jashtë orëve të mësimit.


Përmes këtij programi synohet të rezlizohen objektiva të shumta, ku fokusi kryesor i këtij
programi është fuqizimi dhe pasurimi i studentëve me njohuri dhe aftësi të reja, si dhe
shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare.


Poashtu në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhm
ën.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin:


1. Prof. asoc. dr. Ibish Mazreku, prorektor
2. Prof. ass. dr. Halit Shabani, dekan
3. Prof. ass. dr. Vehbi Ramaj, prodekan për mësim
4. Prof. ass. dr. Shqipe Husaj, mësimdhënës
5. MSc. Suada Ajdarpašić, asistent
Kurse marrëveshja mes dy palëve pritet të nënshkruhet brenda disa dit
ëve.

Njoftim per publikim

Translate »