fbpx
Takimi i rektorëve të universiteteve publike me ministrin e MASHTI-t

Takimi i rektorëve të universiteteve publike me ministrin e MASHTI-t

Takimi i rektorëve të universiteteve publike me ministrin e MASHTI-t
Rektori i UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millaku, Kryesues i Konferencës së Rektorëve dhe gjashtë rektorët e universiteteve publike të Kosovës, u priten nga Ministri i MASHTI-t, Prof.Dr. Ramë Likaj. Në këtë takim u bisedua për këto çështje: procesi i akreditimit të programeve studimore që janë në riakreditim dhe për programet e reja që duhet të kalojnë procesin e akreditimit; për pavarësinë financiare të universiteteve publike si dhe për statutet e përkohshme të katër universiteteve publike.


Ministri Likaj shprehu gatishmërinë e tij që të punojë ngushtë me Rektorët e Universiteteve, në interes të avancimit të cilësisë në arsimin e lartë, të procedojë në kuvend për miratim statutet e përkohshme të katër universiteteve publike si dhe të ndihmoj në procesin e pavarësisë financiare të gjashtë universiteteve publike.


Rektorët uruan ministrin Likaj për postin e ministrit të MASHTI-t si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me arsimin e lartë.

Translate »