fbpx
Konkurs për Bursa!

Konkurs për Bursa!

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, bazuar në Udhëzimin administrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave, Vendimin nr. 41/01B, të datës 22.05.2020 dhe duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19 shpall:.

KONKURS

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT ELITARË TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE TË NIVELEVE: BAÇELOR DHE MASTER PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020

Kushtet dhe kriteret:

  1. Për fitimin e bursës së MASHTI-t, kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:
    1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
    1.2. Të kenë përfunduar vitin e parë në studimet BA dhe vitin e parë për studimet MA;
    1.3. Të kenë të përfunduar vitet akademike paraprake, pa përsëritje të vitit;
    1.4. Të drejtë aplikimi kanë studentët e të gjitha fushave të studimit;
    1.5. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë notën mesatare të studimeve së paku 9.0 të arritur në afatin e provimeve të shtatorit të vitit 2019.
    Mënyra e aplikimit:

Duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19, MASHTI vendos që aplikimi për këtë vit të bëhet përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve të Universiteteve publike. Studentët duhet të aplikojnë në institucionet ku ata studiojnë. Universitetet publike krijojnë kushtet e nevojshme për të mundësuar aplikimin e studentëve në këto platforma sipas kushteve të këtij konkursi dhe lansojnë konkursin brenda platformave të tyre.

Studentët duhet të aplikojnë duke u qasur në SEMS:

  • të klikojnë në menynë Tjera…
  • pastaj Apliko për Bursë
  • pastaj Apliko
  • duhet te printohet raporti, të nënshkruhet dhe të dërgohet në email durim.hoxha@unhz.eu, apo të dorëzohet në mënyrë fizike në Rektorat

Translate »