fbpx
Takim pune me ekspertin e HERAS-it për monitorimin e Planit Strategjik dhe rishikimin e Planit Strategjik të ri të UHZ-së 2023-2025

Takim pune me ekspertin e HERAS-it për monitorimin e Planit Strategjik dhe rishikimin e Planit Strategjik të ri të UHZ-së 2023-2025

Në ambientet e universitetit “Haxhi Zeka” mbahet takim pune me ekspertin e angazhuar nga HERAS + për monitorimin e Planit Strategjik dhe rishikimin e Planit Strategjik 2023-2025 të UHZ-së. Në takim ishin prezent përfaqësuesit nga HERAS-i, përkatësisht eksperti i angazhuar nga HERAS-i. Po ashtu edhe pjesëmarrësit hartues të draftit të parë të Planit Strategjik të ri të UHZ-së. Në fillim të takimit rektori Krasniqi falënderoj HERAS+ për mbështetjen e vazhdueshme për UHZ-në. Me këtë rast ai nënvizoi se kjo mbështetje i ka lehtësuar vështirësitë e hasura në arritjen e objektivave të synuara nga UHZ. Po ashtu, u diskutua edhe për aktivitete tjera që do të mbështeten nga HERAS-i, të cilat janë me prioritet për institucionin tonë si:

  1. Rritja e kapaciteteve të stafit akademik dhe administrativ për konceptimin, përgatitjen,
    paraqitjen dhe zbatimin e projekteve të financuara nga BE;
  2. Hartimi i udhëzuesve për vlerësimin e performancës së stafit akademik;
  3. Mbështetje për krijimin e Qendrës për Ekselencë;
  4. Rishikimi i raportit të vetëvlerësimit institucional

Qëllimi i takimit ishte informimi dhe prezantimi i punës së bërë deri më tani, si dhe caktimi i punëtorisë së radhës që do të mbahet gjatë gjysmës së parë të muajit shtator.

Translate »