fbpx
Takim për propozimin e lëndëve të integruara në universitetin “Haxhi Zeka”

Takim për propozimin e lëndëve të integruara në universitetin “Haxhi Zeka”

Në Universitetin Haxhi Zeka, u mbajt takimi për shqyrtimin dhe përmirësimin e kurrikulës të integruar. Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohej implementimi i një qasje më të integruar në procesin edukativ, për të siguruar përgatitje më të mirë dhe më të përshtatshme për studentët. Pjesëmarrësit, të cilët janë edhe bartës të programeve, prezantuan idetë e tyre për kurrikulën e integruar dhe lëndët që do të përfshihen në këtë kurrikulë, në mënyrë që të përmbushen nevojat e ndryshme të studentëve të universitetit “Haxhi Zeka”. Përditësimet dhe rekomandimet e propozuara do të shqyrtohen dhe implementohen në vitin akademik 2024/25.

Translate »