Përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka“, respektivisht drejtoresha e Institutit për Shkencë dhe Arte, Prof. Ass. Dr. Suada Ajdarpašiċ, dhe Prof. Ass. Dr. Mersiha Kalač Kačamakoviċ, njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit Drejtues të UHZ-së, realizuan vizitën studimore nga 02.09.2024 – 06.09.2024 në Universitetin e Sarajevës, konkretisht 5 instituteteve dhe 2 qendrave të këtij universiteti, si:
- Instituti për Inxhinieri Gjenetike dhe Bioteknologji
- Instituti Oriental
- Instituti për Hetimin e Krimeve Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare
- Instituti i Historisë
- Instituti i Gjuhëve
- Qendra për Kërkim dhe Zhvillim
- Qendra për Paqe
Delegacioni u prit nga rektori i Universitetit dhe bashkèpunëtorëve të tij, pas së cilës vazhduan vizitat në institute dhe qendrave.
Qëllimi i kësaj vizite është krijimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në lidhje me planifikimin strategjik të punës së Institutit, përcaktimi i mundësive potenciale për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta, veprimtaritë kërkimore, shkencore dhe profesionale, si dhe organizimin e punës në institut. Nga takimet e realizuar janë konkretizuar fushat dhe ide për bashkëpunimet e përbashkëta.