fbpx
Takim me Ministrin e Drejtesisë

Sot më datë 14 Shkurt 2018, Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati U.d Dekane e Fakultetit Juridik mori pjesë në takimin që mbajti Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri me dekanët e Fakulteteve Juridike të Universiteteve Publike.

Me këtë rast, ministri Tahiri ka falënderuar dekanët për gatishmërinë për bashkëpunim.

“Pa dyshim që një sistemi i mirëfilltë i drejtësisë fillon nga edukimi i të rinjve tanë që i kemi nëpër këto fakultete dhe sot kur ne po fillojmë një proces shumë të rëndësishëm, siç është rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë, kërkova nga të gjithë dekanët, nga udhëheqësit e fakulteteve juridike, që të jenë pjesë e rishikimit, kuadrot e tyre, profesorët e tyre dhe me studentët më të mirë, në mënyrë që të arrijnë të japin kontribut në shtatë shtyllat që i kemi paraparë në reformën që do të fillojë në fund të këtij muaji”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë  Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati U.d Dekane e Fakultetit Juridik e ka falënderuar ministrin për bashkëpunimin, duke theksuar se do të orientohen në nxjerrjen e kuadrove që i përgjigjen nevojave të tregut.

[Best_Wordpress_Gallery id=”28″ gal_title=”Ministrin e Drejtesis”]

Translate »