Përfaqësues nga Universiteti Haxhi Zeka në Pejë u takuan me maturantët e Gjimnazit Kuvendi i Junikut në Junik. Kjo vizitë e radhës u organizua në kuadër të vazhdimësisë së aktiviteteve të promovimit të ofertës programore të UHZ-së.
Ekipi ynë u mirëprit nga drejtori dhe stafi i kësaj shkolle dhe maturantët i informoi për mundësitë e studimeve që atyre i’u ofrohen në UHZ, në kuadër të pesë fakulteteve.
Promovimi i ofertës tonë programore paraqet aktivitet mjaft të rëndësishëm për arsye se shpërndanë informacion të plotë për të gjithë ata që kanë interes të bëhen studentë të këtij institucioni.