Aktivetetet e promovimit të ofertës programore të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, përfaqësues nga UHZ i vazhduan në Gjimnazin Haxhi Zeka dhe Shkollën e Mesme Teknike Profesionale Mithat Frashëri në Istog. Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit tanë u takuan me maturantët e këtyre shkollave me ç’rast para tyre prezantuan ofertën studimore të UHZ-së.
Për më tepër maturantët u informuan për profilet e studimit dhe specializimet përkatëse që ofrohen në kuadër të pesë fakulteteve të cilat operojnë në UHZ.
Universiteti ynë u bëri të qartë maturantëve se është gjithmonë i hapur për ta dhe i mirëpret që të bëhen pjesë e jona.
Aktivitetet e promovimit të UHZ-së kanë filluar ditë më parë, si dhe do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese.