Rektori, prof.dr. Armand Krasniqi vizitoi sot komunën e Klinës dhe u prit nga z. Zenun Elezaj kryetar i kësaj komune. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit tradicional që ka UHZ me këtë komunë.
Rektori Krasniqi e informoi kryetarin për dinamikën e zbatimit të objektivave të planit strategjik të UHZ -së dhe procesin e suksesshëm të riakreditimit institucional. Ai theksoi nevojën që komuna e Klinës të angazhohen edhe më thellë në sferën e institucionalizimit të bashkëpunimit. Po ashtu edhe të komunave të tjera të Rrafshit të Dukagjinit. Kjo do të ndikoj në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në rrafshin e krijimit të platformave më të avancuar rajonale. Modeli i diskutuar i bashkëpunimit do të duhet të jetë i mishëruar dhe i zbatueshëm tërësisht në interes publik. Kjo në funksion dhe dobi të të rinjve dhe studentëve tonë me qëllim të zhvillimit me të gjerë ekonomik ndërkomunal dhe rritjes së punësimit.
Të dyja palët u pajtuan plotësisht se duhet të krijohet një koncepti i ri për bashkëpunim ndërkomunal dhe universitar. Ky bashkëpunim, mbase i pari i këtij lloji në Kosovë, do garantojë një qasje dhe mentalitet të ri. Kjo qasje fokusohet në sferën e rishpërndarjes së përgjegjësive të këtyre institucioneve për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe të vendit.