fbpx
Takim konsulativ me stafin e Agjencisë Kosovare për Akreditim

Takim konsulativ me stafin e Agjencisë Kosovare për Akreditim

Takim konsulativ me stafin e Agjencisë Kosovare për Akreditim

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr.Fadil Millaku se bashku me Pro-rektoren për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Hulumtime Shkencore, Prof.Ass. Sabiha Shala takuan Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Cilësisë,  Prof. Asoc. Blerim Rexha për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit të procesit të akreditimit për programet e Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë (UHZ). Menaxhmenti i UHZ-së në Pejë se bashku me stafin e Agjencionit Kosovar për Akreditim janë dakorduar se çfarë hapa duhet ndërmarrë me qëllim të ri-kthimit të programeve të suspenduar dhe atyre që nuk janë ri-akredituar.

Prandaj, menaxhmenti i UHZ-së falënderon Kryetarin e Këshillit të Cilësisë z. Rexha  për takimin e sotëm shumë të dobishëm për këtë proces dhe është i bindur se në mbledhjen e 28.07.2017 të Këshillit Kombëtar të Cilësisë do të merren parasysh ankesat e UHZ-së ndaj vendimeve të këtij Këshilli duke mundësuar kështu vazhdimin programeve të suspenduara dhe shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve të ri në këto programe pas datës 28.07.2017.

Translate »