Studentët e Fakultetit Juridik te Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë do të marrin pjesë në garën e 3të Evropiane të gjykimit të simuluar për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare dhe Drejtën e Refugjatëve e cila do të mbahet më datë 19-24 Nëntor 2018 Ljublanë, Slloveni.
Qëllimi i garës është të nxisë dhe të inkurajoj studentët e juridikut të studiojnë fushën e së drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe të Drejtës së Refugjatëve.
Gjatë simulimit gjyqësor studentët/pjesëmarrësit në garë do të paraqesin argumente ligjore pranë panelit gjyqësor lidhur me rastin i cili ka të bejë më Drejtën Humanitare dhe më Drejtën e Refugjateve. Paraprakisht gjatë fazës përgatitore studentët do ta kenë mundesinë të analizojnë rastin/problemin, të hulumtojnë kornizen ligjore përkatëse dhe ti përgatisin parashtrimet të cilat do ti prezantojnë para panelit gjyqësor. Ekipin, i cili përbëhet nga tre studentë, Donjeta Rexhbogaj, Albina Lleshi dhe Granit Elezaj po e udhëheqin profesoreshat Gjylbehare Murati dhe Sabiha Shala.[Best_Wordpress_Gallery id=”117″ gal_title=”3rd All-European International Humanitarian and Refugee Law Moot Court Competition”]