fbpx
Studentët e  Fakultetit të Agrobiznesit marrin pjesë në edicionin e 23-të të Panairit AGROKOS


Zyra për Zhvillimin e Karrierës dhe Fakulteti i Agrobiznesit i Univesietit “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ), po marrin pjesë në panairin e AGROKOS-it, i cili po mbahet në Sallën 1 Tetori, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Në këtë panair, Fakulteti i Agrobiznesit përveç që prezantohet me shtand, të cilin organizatori i panairit – kompania CEO e ka dhënë falas, ditën e hapjes ka sjellur edhe një grup të studentëve të vet nga fushat e studimit teknologji ushqimore dhe bimore, me qëllim që të shohin në praktik punën dhe prodhimet e bizneseve pjesëmarrëse dhe të mund të komunikojnë me ta.
Edhe ky edicion, i 23-ti me radhë i panairit të AGROKOS-it, ishte një mundësi e mirë e ndërlidhjes së tregut të punës me studentët dhe të diplomuarit, me qëllim që studentët të sigurojnë një vend pune të mirë dhe kompanitë profesionistë të fushës të cilët u nevojiten sot më shumë se kurrë më parë.
Zyra për Zhvillimin e Karrierës e UHZ-së, si gjithnjë edhe kësaj radhe ka qenë e përkushtuar që të bëjë më të mirën për studentët tanë, me qëllim që ata të arrijnë sukses në karrierë dhe të jenë sa më afër tregut të punës.
Me këtë rast duam të falënderojmë z. Blerim Kullashi, pjesë e CEO-së, Alumni i Fakultetit të Agrobiznesit në UHZ-së, i cili ka qenë në përkrahje të vazhdueshme për pjesëmarrjen tonë në panair.

Translate »