fbpx
ÇDO GJË ËSHTË HULUMTIM – RRITJA E KËRKIMEVE SHKENCORE NË INSTITUCIONE

ÇDO GJË ËSHTË HULUMTIM – RRITJA E KËRKIMEVE SHKENCORE NË INSTITUCIONE

Në vazhdë të aktiviteteve të Qendrës së Ekselencës në Universitetin “Haxhi Zeka” sot u organizua
trajnimi “Çdo gjë është hulumtim” – Rritja e kërkimeve në institucione – Trajnimi u udhëhoq nga profesoresha Jaime S. Rubin nga universiteti Columbia në SHBA dhe studiuese e Fulbright, e cila aktualisht është e angazhuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë.
Gjatë trajnimit, të pranishmit patën mundësi të mësojnë:

  • praktikat më të mira të kërkimit dhe projekteve kërkimore, 
  • shtyllat kryesore të kërkimeve shkencore
  •  kultura e hulumitimit 
  • Rëndësia e kërkimeve për rankim të institucioneve të arsimit të lartë
  • Politikat dhe infrastruktura e institucioneve për kërkime shkencore 

Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet I përkushtuar në avancimin e personelit dhe institucionit në kërkime shkencore dhe plani strategjik I tij mbështet kërkimet shkencore nga fushat e studimit të ofruara në universitet me synimin të jemi universitet i cili i shërben shkencës dhe shoqërisë. 

Translate »