fbpx
Stafi i Fakultetit të Biznesit prezanton në Konferencën e Mirënjohur ICABE

Stafi i Fakultetit të Biznesit prezanton në Konferencën e Mirënjohur ICABE

Disa nga stafi i Fakultetit të Biznesit të Universitetit “Haxhi Zeka”, konkretisht Ass. Besfort Ahmeti, Prof. Fisnik Morina, Ass. Shkëlqesa Smajli dhe Ass. Valdrin Misiri prezantuan në konferencën e mirënjohur ICABE e cila është mbajtur në Greqi dhe SHBA.

Të lartpërmendurit prezantuan gjetjet e deritanishme nga hulumtimi i zhvilluar në kuadër të projektit hulumtues “Ndikimi i pandemisë (COVID-19) në digjitalizimin e bizneseve në Kosovë”. Prezantimi mori përshtypje të mira nga pjesëmarrësit në konferencë dhe mori disa komente që do t’i shërbejnë mirë ekipit punues në këtë projekt hulumtues. Realizimi i këtij projekti hulumtues përkrahet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.



#ICABE

Translate »