fbpx
Sopranoja Marigona Qerkezi viziton Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

Sopranoja Marigona Qerkezi viziton Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

Rektori i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ), Prof.dr. Armand Krasniqi, Prorektori për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof.dr. Edmond Beqiri, dhe Dekani i Fakultetit të Arteve Prof.asoc.dr. Hysen Nimani, priten në një vizitë tepër miqësore sopranon me famë botërore, Marigona Qerkerzi. Në këtë takim, ajo u shoqërua nga Prodekani i Fakultetit Juridik të Universietit Hasan Prishtina në Prishtinë, Prof.dr. Florent Muçaj dhe Profesoresha Merita Juniku.

Sopranoja e shquar Marigona Qerkezi, ka qenë dhe është  pjesë e rëndësishme e shumë skenave anembanë botës duke luajtur role të mëdha në shumë evente artistike. Rektori Krasniqi në fjalën e vet e falënderoi sinqerisht znj. Qerkezi për vizitën e saj në UHZ. Me këtë rast, ai theksoi se personaliteti dhe profesionalizmi i saj në fushën e artit muzikor operistik i japin nder jo vetëm institucioneve akademike e artistike por mbarë popullit shqiptarë.

Me tutje, rektori Krasniqi, përveç që i njoftoi mysafirët për punën dhe veprimtarinë e UHZ-së, theksoi se sukseset e Marigonës nuk janë të rastësishme. Ato janë të ndërthurura, të ngjizura e të frymëzuara në trashëgiminë dhe traditën e saj familjare, edukimin dhe arsimimin e saj paraprak. Po ashtu, edhe në potencialin  e zërit të ëmbël specifik e tepër të fuqishëm, me lëvizje të mrekullueshme skenike e estetike e mbi të gjithë me natyrën e butë dhe edukatën e veçantë njerëzore.

Prandaj, rektori Krasniqi i falënderoi mysafirët për vizitën duke i siguruar ata se UHZ është dhe do të jetë çdo herë i hapur për akademikë e artistë të mirëfilltë që i bëjnë nder Universitetit dhe vendin tonë në përgjithësi.

Translate »