fbpx
Shënohet tre vjetori i universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

Shënohet tre vjetori i universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

Shënohet tre vjetori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë 

Në këtë përvjetor Rektori Mrasori shkurtimisht foli për historikun e këtij institucioni, shpalosi të arriturat brenda një viti akademik të këtij menaxhmenti, bashkëpunimet e realizuara deri më tash, si dhe për projektet ndërkombëtare që tashmë po realizohen në UHZ, që për qëllim kanë rritjen e cilësisë dhe llogaridhënjes institucionale. Rektori Mrasori falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës që kanë kontribuar në themelimin e Universitetit, Komunën e Pejës dhe komunat e regjionit të cilat poashtu kanë qenë mbështetëse të universitetit në vazhdimësi. Ai në vazhdim falënderoi të gjithë profesorët veteran, stafin akademik dhe administrativ, studentët për mbështetjen e dhënë në zhvillim të këtij institucioni. Në këtë ceremoni ishin të ftuar shumë personalitete,  të cilët mbajtën  fjalë rasti dhe përshëndetën menaxhmentin në këtë solemnitet. Kryetari i komunës së Pejës z. Muhaxheri, uroj menaxhmentin për punën e bërë dhe tha se gjithnjë do të jem në shërbim të rritjes së cilësisë në këtë institucion, sepse gjeneratat e ardhshme duhet të përgatiten dhe të jenë konkurrent me kuadrot e regjionit. Ndërsa, Rektori i Universitetit të Gjakovës z. Bajram Nura, uroj për këtë përvjetor dhe i  dëshiroj Universitetit suksese të vazhdueshme edhe në vitet e ardhshme. Në fund të ceremonisë fjalë përshëndetëse mbajti edhe Arthur Mettinger, Rektor i Universitetit FH Campus Wien,  universitet me të cilin UHZ ka bashkëpunim dhe jane partner në një projekt Erasmus Plus. Ai uroi menaxhmentin dhe i uroi Universitetit suksese në standarde dhe cilësi  edhe në vitet e ardhshme dhe shprehu kënaqësinë që ka pasur mundësinë e bashkëpunimit me UHZ. Në ceremoninë e tre vjetorit performuan studentë dhe profesorë të fakultetit të arteve të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Translate »