fbpx
Sesion informues- Prezantimi i programit BPB Junior

Sesion informues- Prezantimi i programit BPB Junior

Ju njoftojmë se Zyra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me BPB Bank do të organizojnë sesion informues për prezantimin e programit BPB Junior me studentët e vitit të fundit dhe të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Ky program ofron mundësi të angazhimit të të rinjëve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për periudhë 3 muaj në fusha të shumta dhe në ekipe të ndryshme. Gjatë gjithë kohës në program, studentët do të kalojnë në një seri të moduleve të trajnimit, të cilat përqendrohen në aftësi të buta dhe profesionale që do të ndihmojnë të zhvillohen si punonjës të BPB-së dhe të krijoni një rrjet të madh të kolegëve, dhe më pas mundësi angazhimi në bankë.
Ju ftojmë që të jeni pjesëmarrës në këtë prezantim me datë 26.04.2021 (e hënë), ora 12:00, në platformën Meet, ku do të informoheni për rëndësinë, kushtet dhe kriteret që të jeni pjesë e programit i cili ofrohet nga BPB Bank.
Të interesuarit për pjesëmarrje të regjistrohen në linkun e mëposhtëm:

Brochure

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf6Cn96Du1ORLqUBFmmj3S4-NOB6be6Gi4Ad3m-47t35cGPdw/viewform

Translate »