fbpx
Sesion informativ i programit të Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet (PLT-BP)

Sesion informativ i programit të Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet (PLT-BP)

World Learning është duke implementuar Programin e Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet (PLT-BP), program ky që financohet nga USAID dhe Qeveria e Kosovës. Qëllimi i këtij programi është që të bëjë zhvillimin e një kuadri udhëheqësish, të cilët do të bëjnë ndryshime të rëndësishme në Kosovë në fushat prioritare të zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror. Që nga fillimi i programit e deri më tani, PLT-BP ka dhënë 138 bursa për studime në programin Master dhe 47 bursa për programin e Certifikatave në SHBA, për studentët nga e gjithë Kosova.

Me datën 1 qershor, 2015, PLT-BP do të publikojë/shpall ftesën e fundit për aplikacione për Programin e bursave në nivelin Master. Bursat e plota do të jenë një ofertë për Kosovarët që duan të ndjekin studimet në nivelin master në SHBA.

Sesionin informativ në Universitetin “Haxhi Zeka” do të mbahet me datën 3 qershor 2015, duke filluar në ora 11:00 të paraditës, në Amfiteatrin 1, Fakulteti i Agrobiznesit. Sesioni do të zgjas 1 orë.

 

Invitation for Information Session on TLP-SP Master’s Degree Program Call_Haxhi Zeka University

 

Translate »