fbpx
Përfaqësues të USAID-it mbajtën ligjëratë informuese për bursa studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Përfaqësues të USAID-it mbajtën ligjëratë informuese për bursa studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Përfaqësues të USAID-it mbajtën ligjëratë informuese për bursa studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sot, 03.06.2015 në ora 11:00 në amfiteatrin e Fakultetit të Agrobiznesit, u mbajt ligjërata informuese për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të cilët do të aplikojnë për studime Master në universitet amerikane.

World Learning është duke implementuar Programin e Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet (PLT-BP), program ky që financohet nga USAID dhe Qeveria e Kosovës. Qëllimi i këtij programi është që të bëjë zhvillimin e një kuadri udhëheqësish, të cilët do të bëjnë ndryshime të rëndësishme në Kosovë në fushat prioritare të zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror. Që nga fillimi i programit e deri më tani, PLT-BP ka dhënë 138 bursa për studime në programin Master dhe 47 bursa për programin e Certifikatave në SHBA, për studentët nga e gjithë Kosova.
Me datën 1 qershor, 2015, PLT-BP do të publikojë/shpall ftesën e fundit për aplikacione për Programin e bursave në nivelin Master. Bursat e plota do të jenë një ofertë për kosovarët që duan të ndjekin studimet në nivelin Master në SHBA.
Për më shumë informata rreth aplikimit klikoni në:

http://www.worldlearning.org/pressroom/press-releases/world-learning-will-implement-usaid-scholarship-program-in-kosovo/

 

IMG_9317

Translate »