fbpx
Sekretarja e ambasadës së Malit të Zi viziton UHZ-në

Sekretarja e ambasadës së Malit të Zi viziton UHZ-në

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi priti në takim sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Znj. Fedisa Dacić. Në takim morën pjesë edhe prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë prof.dr. Edmond Beqiri dhe prof.ass.dr. Mersiha Kalaç Kaçamakoviç.

Rektori Krasniqi falënderoi zyrtaren e ambasadës për vizitën dhe theksoi se bashkëpunimi i ndërsjellë akademik, social dhe kulturor reflekton pozitivisht në arsimin e lartë në UHZ. Gjithashtu, ai njoftoi sekretaren për projektet aktuale, strategjinë e zgjerimit të ofertës studimore, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit me universitete te tjera, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. 

Palët e takimit u dakorduan për vazhdim të kontakteve dhe potencialisht konkretizim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Translate »