fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Zagrebit!

Universiteti “Haxhi Zeka” nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Zagrebit!

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë Prof. asoc. Dr. Fadil Millaku nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Zagrebit

Rektori, Prof.asoc.Dr. Fadil Millaku i shoqëruar nga anëtari i Këshillit Drejtues, Prof.as. Dr. Muhamet Sadiku dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.asoc.Dr. Ibish Mazreku, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit të Zagrebit, Prof. Dr. Sc. Damir Boras.
Marrëveshja do të përfshijë çdo program që ofrohet në të dy universitetet, të cilat janë të realizueshme për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Cdo program i veçantë do t’i nënshtrohet pëlqimit të ndërsjellë, disponueshmërisë së fondeve dhe miratimin e universiteteve.
Në këtë marrëveshje përfshihen:
– Shkëmbimi i stafit akademik,
– Shkëmbimi i studentëve,
– Projekte e përbashkëta kërkimore,
– Konferenca e përbashkëta,
– Promovimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike të tilla, si seminare dhe konferenca
– Programet e përbashkëta kulturore
– Shkëmbimi i publikimit dhe materiale të tjera akademike
– Forma të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët ndëruniversitare.

Marrëveshjes i kishte paraprirë ditë me parë, vizita e Rektori Millaku me bashkëpunëtorë në Universitetin e Zagrebit.
Linku: https://unhz.eu/menaxhmenti-i-uhz-se-vizitoje-unviersitetin-e-zagrebit/

Translate »