fbpx
Rektori i UHZ-së viziton Komunën e Junikut   

Rektori i UHZ-së viziton Komunën e Junikut   

Në kuadër të strategjisë së Universitetit “Haxhi Zeka” për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e rajonit të Dukagjinit, Rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi me bashkëpunëtorë, vizitoi sot edhe Komunës e Junikut. Rektori Krasniqi, dekani i FB, prof.asoc.dr. Halit Shabani, Drejtori i Zyrës së Karrierës, Z. Abedin Selimaj, Drejtori i Bibliotekës Z. Veton Jahmurataj dhe Drejtori i Prokurimit Z. Driton Fetaj u pritën nga kryetari i kësaj komune, Z. Ruzhdi Shehu dhe Drejtori i Drejtoratit të Arsimit, Z.Xhavit Velijaj. 

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi në mes të UHZ dhe kësaj komune. Rektori Krasniqi, informoi kryetarin Shehu për rrjedhat e universitetit, objektivat dhe strategjinë e saj vepruese me studentin në qendër. Gjithashtu, rektori foli për universitetin veror në Pejë që fillon më 24 qershor, i cili ka karakter ndërkombëtar dhe organizohet për herë të parë nga UHZ.   

Kryetari Shehu, falënderoi mysafirët për vizitën dhe shprehu mirënjohje për informatat e marra. Ai konfirmoj se komuna e Junikut mirëpret bashkëpunimin me universitetin Haxhi Zeka. Palët u dakorduan në fund për të specifikuar pikat kyçe të bashkëpunimit dhe më pastaj të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi.   

Translate »