fbpx
Sesion informues i trajnimit “Video editing + soft skills”

Sesion informues i trajnimit “Video editing + soft skills”

Në hapësirat e universitetit “Haxhi Zeka” u mbajt sesioni informues për studentët mbi trajnimin “Video editing + soft skills”. Të pranishëm ishin prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, prof.dr. Edmond Beqiri, përfaqësuesi i Kosovo Digital Economy, Z. Luan Asllani, konsulenti i Bankës Botërore për projektin KODE, Z. Besnik Berisha përfaqësues të OJQ-së NGN, Znj. Shpresa Metaj – drejtoreshë ekzekutive, Znj. Fjolla Çavolli – menaxhere e projektit dhe Z. Shpend Aliu – koordinator I projekteve.

Prorektori Beqiri përgëzoj institucionet financuese dhe ato implementuese të projektit duke theksuar rëndësinë e trajnimit, sidomos për të rinjtë dhe nevojat e mëdha që tregu ka për profesionistë të kësaj fushe. Nga ana tjetër Z. Asllani falënderoj UHZ-në për bashkëpunimin dhe mundësinë e zhvillimit të trajnimit në ambientet e këtij institucioni. Trajnimi ka 200 orë mësimi të cilat mbulojnë shkathtësitë teknike dhe mundëson zhvillimin edhe në shkathtësi të buta për inkuadrim sa më të shpejtë në tregun e punës

Trajnimi mundësohet nga Youth Online and Upward, Kosovo Digital Economy, Ministria e Ekonomisë së Kosovës dhe Banka Botërore dhe është falas për të gjithë pjesëmarrësit.

Translate »