fbpx
PUNËTORIA MBI PUNËN PRAKTIKE TË STRUKTURUAR 

PUNËTORIA MBI PUNËN PRAKTIKE TË STRUKTURUAR 

Në ambientet e Fakultetit të BiznesitUniversitetin Haxhi Zeka në Pejë po mbahet punëtoria “Puna praktike e strukturuar në agrobiznes”. Punëtoria organizohet në kuadër të projektit “Partneritetet me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”, i cili është i implementuar nga konsorciumi i udhëhequr nga Universiteti I Iowa-s, në partneritet me Universitetin shtetëror të Iowa-s dhe Qendrën për Arsim të Kosovës. 

Në punëtori po marrin pjesë rreth 20 profesorë nga Fakulteti i Agrobiznesit, Fakulteti i Biznesit dhe Fakulteti i Menaxhimit të Turizimit, Hotelerisë dhe Mjedisit dhe Drejtori i Zyrës së Karrierës në UHZ,  kjo punëtori po udhëhiqet nga profesori Curtis R. Youngs me eksperte profesoreshën Christen Burgett nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s

Qëllimi i punëtorëisë është rritja e kapaciteteve për strukturim të punës praktike, si të zhvillohen objektivat e të nxënit të studentëve për punë praktike, mekanizmat për vlerësimet formuese dhe përmbledhëse, etj. 

Ky është fillimi i aktiviteteve të këtij projekti i cili do të zgjasë pesë vite dhe do të mbështesë, në veçanti, proceset mësimore e praktike të Fakultetit të Agrobiznesit në UHZ.

Translate »