fbpx
Programi për bursa Fulbright

Programi për bursa Fulbright

Njoftohen studentët dhe stafi i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë se programi Fulbright Foreign Students 2022/2023 për nivelin master, është i hapur për aplikim deri me datë 31 maj 2021.

Për informata rreth programit, aplikimit online, udhëzimet dhe detaje të tjera, ju lutem shihni linkun:

https://xk.usembassy.gov/education-culture/exchange-programs/fulbright-foreign-student-program-masters-degree/

Programi Fulbright Foreign Students 2022/2023 për nivelin master, ju ofrohet qytetarëve të Repulikës së Kosovës për të vazhduar studimet në universitetet e SHBA-ve. Ky program ju ofron pjesëmarrësve mundësi të njohin shoqërinë dhe vlerat e SHBA-ve. Shumë nga bursistët e programit Fulbright janë profesionistë në fillet e karrierës të cilët kthehen në vendet e tyre dhe marrin pozita udhëheqëse, shpesh për të punuar në sektorin publik përfshirë qeverinë apo universitetet.

Ky program është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për informata shtesë rreth programit, ju lutem kontaktoni Nora Nimani-Musa përmes email nmusa@americancouncils.org

Translate »