fbpx
​Profesoreshat e UNHZ-së Syzana Jakupi dhe Alba Muçolli – Dehiri pjesëmarrëse në festivalin tradicional “Skena Verore-Ulqin 2022”

​Profesoreshat e UNHZ-së Syzana Jakupi dhe Alba Muçolli – Dehiri pjesëmarrëse në festivalin tradicional “Skena Verore-Ulqin 2022”

Me rastin e 35- vjetorit të themelimit të festivalit tradicional “Skena Verore-Ulqin”, profesoreshat e Fakultetit të Arteve të Universitetit Publik “Haxhi Zeka” të Pejës, pianistet Syzana Jakupi dhe Alba Muçolli – Dehiri , të shtunën me dt. 27.08.2022 u prezantuan me një koncert si formacion duo-pianistik.

Në program u përfshinë vepra të autorëve botëror si Faure , Dvorak , Schumann dhe Schubert si dhe nga kompozitoret kosovar një duo-pianistik e titulluar ” Panorama ” e kompozitorit Rauf Dhomi e cila u interpretua si vepër premiere”,

Koncerti u mbajt në Galerinë e Arteve-Qendra për kulturë me datë 27.08.2022 (e shtunë), me fillim në ora 20:00 para një auditori te konsiderueshëm dhe u mirëprit nga artdashësit e poashtu edhe nga kritikët .

Translate »