fbpx
Prezantohet para studenteve projekti Partneritet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë nga marrëveshja me Iowa dhe USAID në Universitetin Haxhi Zeka 

Prezantohet para studenteve projekti Partneritet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë nga marrëveshja me Iowa dhe USAID në Universitetin Haxhi Zeka 

Para studentëveFakultetit të AgrobiznesitUniversitetin “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ), u prezantua projekti “Partneritet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë,” i udhëhequr nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s i financuar nga Agjencia e Ndihmës së Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara (USAID). 

Qëllimi i këtij takimi me studentët ishte që ata të informoheshin më detajisht në lidhje me këtë projekt. Përfaqësuesit e projektit u paraqitën studentëve objektivat dhe mundësitë që ofrohen përmes këtij projekti. Ky program ofron trajnime online të personalizuara me qëllim që studentët të zhvillojnë një qasje më të qartë në fushën e tyre të studimit dhe të kenë më shumë lehtësi në hyrjen në tregun e punës. 

Gjithashtu, ky projekt promovon krijimin e klubeve studentore për të ndihmuar studentët të ndërtojnë rrjetet e tyre dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të përfshirjes në komunitet. Përveç kësaj, programi ofron mundësi për praktikë në industrinë e agrobiznesit, duke i lejuar studentët të përjetojnë sfidat dhe mundësitë e punës në praktikë.

Translate »