fbpx
Përkrahja e Peticionit

Studentë të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) së bashku me studentë ndërkombëtar që janë pjesë e Universitetit Veror UNISUM 2023, organizuar nga UHZ, përkrahin kauzën e njohjes së gjuhës shqipe nga Google Ads.

Ata mbështesin këtë iniciativë të fuqishme për të nxitur njohjen dhe përdorimin e gjuhës shqipe në platformën e njohur botërore të reklamave në internet. Kjo kauzë ka për qëllim promovimin dhe fuqizimin e gjuhës shqipe në nivel ndërkombëtar.

Përkrahja e kauzës nga studentët tregon përgjegjësi sociale. Ata angazhohen për fuqizimin e gjuhës shqipe në një botë të diversitetit kulturor. Një përkrahje e tillë promovon ndërgjegjësimin për përdorimin e kësaj gjuhe të pasur.

Po ashtu, ftohen të gjithë studentë e tjerë të bashkohen në nënshkrimin e peticionit në linkun vijues: https://change.org/add-albania

Translate »