fbpx
Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Haxhi Zeka dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Haxhi Zeka dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Marrëveshjen e radhës të bashkëpunimit Universiteti Haxhi Zeka në Pejë e nënshkroi me Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi priti në takim ministrin e kësaj ministrie, z. Faton Peci. Duke e mirëpritur, Rektori Krasniqi e vlerësoi bashkëpunimin me ministrinë të cilën udhëheq Ministri Peci. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe Profesori Curtis R. Youngs nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në aktivitete të përbashkëta në fushat e arsimit, hulumtimit, zhvillimit rural, teknologjisë së prodhimit bimor, agromjedisit, shkencës ushqimore dhe fushave të tjera të lidhura me bujqësinë dhe agrobiznesin.

Për të arritur këtë qëllim synohet të realizohen aktivitete të vazhdueshme si: seminare, punëtori, konferenca, aktivitete të ndyshme me karakter shkencor, zbatimi i projekteve të përbashkëta, shkëmbimi i stafit mes të dyja insitutcioneve për qëllime të trajnimit dhe zhvillimit profesional dhe të ngjashme. Të gjitha këto aktivitete i shërbejnë pozitivisht projektit të Forumit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal. Po ashtu, japin kontribut të pa diskutueshëm për Forumin.

Translate »