fbpx
Përfundon punëtoria NAWA në UHZ

Përfundon punëtoria NAWA në UHZ

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ka përfunduar punëtorinë pesë ditore (20 deri më 24 Shtator) në kuadër të projektit “NAWA”, ku pjesëmarrës ishin 56 student nga shtetet evropiane si Polonia, Malta, Belgjika, Republika Çeke dhe Kosova të cilët ishin të përcjellur nga profesorët e tyre. Ky projekt kishte për qëllim rritjen e njohurive teorike dhe praktike të studentëve për diversitetin kulturor të vendeve të përfshira në projekt dhe ndërlidhjen me ndërmarrësinë dhe të bërit biznes. Gjatë ditëve që qendruan në Pejë, studentët dhe profesorët patën mundësi të vizitojnë biznese të suksesshme në Pejë, disa vende të rëndësishme të trashegimisë kulturore dhe pasuritë natyrore të vendit tonë.

Në ceremoninë përmbyllëse, Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë z.Fadil Millaku, u shpreh i lumtur që ky aktivitet u realizua me sukses nën përkujdesin e Prof. Dr. Ibish Mazrekut, stafit mbështetës dhe studentëve të universitetit. Ai poashtu falenderoi pjesëmarrësit për viziten e tyre në Kosovës edhe pse pandemia COVID-19 është ende prezente. Me këtë rast edhe Koordinatori i projektit Znj. Eliżabieta Szymańska-Czaplak, profesoret ndërkombëtar dhe studentët pjesëmarrës paraqiten eksperiencat, përshtypjet dhe pikëpamjet e tyre të fituara gjatë punëtorisë së mbajtur në Kosovë. Projekti “NAWA” do të vazhdoj në muajt tjerë në vendet tjera të përfshira në projekt. NAWA është një projekt ndërkombëtar dhe ndëruniversitar i mbështetur nga Unioni Europian.

Translate »