fbpx
Përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka“ realizojnë vizitën studimore Universitetit të Sarajevës

Përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka“ realizojnë vizitën studimore Universitetit të Sarajevës

Përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka“, respektivisht drejtoresha e Institutit për Shkencë dhe Arte, Prof. Ass. Dr. Suada Ajdarpašiċ, dhe Prof. Ass. Dr. Mersiha Kalač Kačamakoviċ, njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit Drejtues të UHZ-së, realizuan vizitën studimore nga 02.09.2024 – 06.09.2024 në Universitetin e Sarajevës, konkretisht 5 instituteteve dhe 2 qendrave të këtij universiteti, si:

  1. Instituti për Inxhinieri Gjenetike dhe Bioteknologji
  2. Instituti Oriental
  3. Instituti për Hetimin e Krimeve Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare
  4. Instituti i Historisë
  5. Instituti i Gjuhëve
  6. Qendra për Kërkim dhe Zhvillim
  7. Qendra për Paqe

Delegacioni u prit nga rektori i Universitetit dhe bashkèpunëtorëve të tij, pas së cilës vazhduan vizitat në institute dhe qendrave.

Qëllimi i kësaj vizite është krijimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në lidhje me planifikimin strategjik të punës së Institutit, përcaktimi i mundësive potenciale për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta, veprimtaritë kërkimore, shkencore dhe profesionale, si dhe organizimin e punës në institut. Nga takimet e realizuar janë konkretizuar fushat dhe ide për bashkëpunimet e përbashkëta.

Translate »