fbpx
Përfaqësues të universitetit Haxhi Zeka në vizitë pune në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës/Shqipëri

Përfaqësues të universitetit Haxhi Zeka në vizitë pune në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës/Shqipëri

Përfaqësues të unviersitetit “Haxhi Zeka”, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ishin në një vizitë pune dy ditore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës/Shqipëri.
Në kuadër të takimit me përfaqësuesit e Drejtorisë së kurrikulës dhe standardeve të cilësisë, u shkëmbyen përvoja dhe ide për funksionimin e sigurimit të cilësisë, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. U trajtuan çështje rreth rregullativave ligjore, instrumenteve matëse të vlerësimit të fushave të ndryshme, si dhe hartimi i raporteve bazuar në rezultatet e vlerësimit. 
Gjatë vizitës dy ditore përfaqësues të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar te universitetit Haxhi Zeka kanë mbajtur takime me përfaqësuesit e zyrës për planifikim dhe monitorim të projekteve në Universitetit “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.
Gjatë takimit janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteteve në projkekte të ndryshme në ngritje të kapaciteteve, projekteve ndërkufitare, mobiliteteve të studentëve dhe personelit akademik si dhe janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimeve në aktivitete të përbashkëta. Gjatë takimeve janë diskutuar sfidat dhe mundësitë e dy institucioneve në ndërkombëtarizimin e universiteteve si një ndër prioritetet e universitetit.

Translate »