fbpx
ORCA viziton Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

ORCA viziton Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) vizitoi Universitetin Haxhi Zeka në Pejë (UHZ). Rektori Prof.dr. Armand Krasniqi i shoqëruar nga menaxhmenti pritën në takim Drejtorin Ekzekutiv të ORCA-s, Z. Rron Gjinovci. Ky i fundit u shoqërua nga koleget e tij të ORCA-s Adea Kondirolli, Menaxhere e Projekteve dhe Udhëheqëse e Hulumtimit dhe Liridona Ademaj, Koordinatore e Monitorimit.

Gjatë takimit Rektori Krasniqi tregoi për punën dhe aktivitetet e UHZ-së në rrugën e tij për t’u bërë i dallueshëm nga universitetet e tjera. Po ashtu, u fol edhe për angazhimin e UHZ-së në krijimin e bashkëpunimeve të ndryshme. Theksi vihet tek Komunat, bizneset dhe akterë të tjerë me qëllimin kryesor për të kontribuar për të mirën e përgjithshme.

Në anën tjetër, Z. Gjinovci foli për punën e ORCA-s dhe synimet e tyre që të ndikohet në rritjen e cilësisë në arsimin e lartë. U theksua rëndësia e aktivizmit studentor. Gjithashtu edhe e përfshirjes së studentëve në të gjitha proceset që zhvillohen në kuadër të Universitetit. Mundësitë që sot u ofrohen studentëve vlerësohen si mjaft pozitive. Një ndër to është përfshirja në projekte. Kjo u mundësohet atyre përmes skemës së granteve të vogla për studentë, thirrja për të cilat është e hapur nga ORCA.

Pas takimit, të gjithë bashkërisht vizituan kampuset e fakulteteve të UHZ-së. Këtu ata panë nga afër ambientet e fakulteve, përkatësisht sallat, laboratoret dhe të ngjashme.

Të dyja palët u shprehën të gatshme që bashkëpunimi ndërmjet UHZ dhe ORCA të jetë i vazhdueshëm dhe i afërt.

Translate »