fbpx
Përfaqësues nga ZZHK e UHZ-së vizituan Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universitetin “Ukshin Hoti”- Prizren

Përfaqësues nga ZZHK e UHZ-së vizituan Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universitetin “Ukshin Hoti”- Prizren

Drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës MA. Abedin Selimaj me bashkëpunëtoren Leonora Zefi, nënkryetaren e Parlamentit Studentor të UHZ-së Albiona Kelmendi, senatorin nga radhët e studentëve Valmir Ahmetaj dhe kryetarin e Këshillit të Fakultetit Juridik Emran Haliti, vizituan Universitetin “Fehmi Agani”-Gjakovë dhe Universitetin “Ukshin Hoti”– Prizren.

Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”  u pritën nga rektori Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani, Zyrtarja në Qendrën për Zhvillim të Karrierës Znj. Freskina Mula, kryetari i Parlamentit Studentor Endrit Zeneli dhe përfaqësues të tjerë të studentëve. Të shoqëruar nga të lartëpërmendurit, përfaqësuesit nga UHZ vizituan Universitetin “Ukshin Hoti”– Prizren, ku u pritën nga udhëheqësi i Qendrës për Karrierë dhe Alumni Zt. Nehat Gashi dhe Kryetari i Parlamentit Studentor Fatlind Tredhaku.

Në këto takime u diskutua për rritjen e vetëdijes së studentëve për vlerat e potencialin por edhe përgjegjësinë që ata mbartin për të qenë pjesëmarrës aktiv në proceset vendimmarrëse jo vetëm brenda ambienteve universitare por edhe në nivel lokal dhe qendror. Gjithashtu me fokus anëtarësimin e tyre në struktura ndërkombëtare. Ndër të tjera u diskutua edhe për mundësitë e organizimeve të përbashkëta të aktiviteteve për zhvillim të karrierës.

Të pranishmit shprehen vullnetin për thellim të bashkëpunimit mes zyrave të karrierës dhe parlamenteve studentore dhe u dakorduan për organizimin e disa aktiviteteve të përbashkëta që do të realizohen brenda këtij viti akademik, e që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit dhe organizimin e universitetit veror.


Translate »