fbpx
Panairi i Dytë i Karrierës

Panairi i Dytë i Karrierës

Panairi i Dytë i Karrierës

Në kuadër të projektit “Përkrahja strategjike në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme të sigurimit të cilësisë në Universitetin “Haxhi Zeka” (SD@UHZ), u realizua Panairi i Dytë i Karrierës.
Në këtë panair ishin të pranishëm kompani, organizata dhe biznese të ndryshme të cilat ofrojnë punësim në fushën e drejtësisë, turizmit, agrobiznesit dhe në biznes po ashtu.
Në fjalën e tij, Rektori i Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Asoc. Dr. Fadil Millaku falënderoj pjesëmarrësit në panair, e po ashtu edhe për bashkëpunimin e tyre, punësimin e studentëve nga panairi i kaluar dhe shprehi gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen, që ky panair të jetë tradicional.
Partnerët e këtij projekti, Prorektorja dhe koordinatorja e projektit nga Universitetit i Edinburgh-ut, Prof. Dr. Tina Harrison, theksoj rëndësinë e panairit për bashkëpunimin në mes të tregut të punës dhe Universitetit, po ashtu Prof. Dr. Denize Galvin, potencoi modelet, për praktika të cilat i realizojnë në mes të bizneseve dhe Universitetit të Alicant- es, në Spanjë. Prof.Dr. Massimo Bianchi nga Unviersiteti Bolonjës, tha se panairi dhe lidhshmëria e Universitetit me organizatat dhe institucionet e ndryshme, të cilat ofrojnë punësim dhe praktika për studentët janë të nevojshme për zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së studimeve në UHZ.

   

    
Përfaqësuesi i WUS Kosova, Prof.ass. Dr. But Dedaj, informoj të pranishmit për projektin në përgjithësi, rezultatin e arritur nga ky projekt, jo vetëm me organizmin e të dy Panaireve të Punës, por edhe për lansimin e Strategjisë së Cilësisë së Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.


Po ashtu, përfaqësues nga Shoqata e Turizmit të Kosovës dhe Divizionit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, u premtuan studentëve të UHZ-së se do të jenë të mirëseardhur për të praktikuar njohuritë e tyre në fushën e turizmit dhe hotelerisë, si dhe punësimin e tyre në të ardhëm.


 

Translate »