fbpx
OSBE dhe UHZ mbajnë trajnim për studentë lidhur me të drejtat e njeriut

OSBE dhe UHZ mbajnë trajnim për studentë lidhur me të drejtat e njeriut

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në bashkëpunim me Fakultetin Juiridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, organizuan trajnim një ditor me tridhjetë e pesë (35) studentë për çështje të përzgjedhura pronësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNJ).
Trajnimi kishte për qëllim zgjerimin e njohurive të studentëve të Fakultetit Juridik mbi vendimet e GjEDNJ-së për të drejtat pronësore, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për standardet dhe parimet e sundimit të ligjit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Diskutimi u përqendrua në kriteret e provueshmërisë së Gjykatës, çasjen e saj të përgjithshme ndaj ankesave për të drejtat pronësore sipas kornizës së Konventës dhe në analizën e rasteve specifike të pronësisë.
Ky trajnim iu mundëson studentëve të fitojnë njohuri shtesë të cilat ndikojnë në përmirësimin e performancës së tyre në provimet e së drejtës civile, si dhe në ngritjen e aftësive të tyre kërkimore. Trajnimi është mbajtur në Hotel Dukagjini, në Pejë.

Translate »