fbpx
Njoftim për staf dhe studentë

Njoftim për staf dhe studentë

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në vazhdën e aktiviteteve dhe përmbushjes së qëllimeve të tij, që të zhvilloj kuadro të cilët do jenë intelektualisht të fuqishëm, udhëheqës potencial në fushat e tyre të zgjedhura dhe profesionet përkatëse, ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”- Prishtinë, e cila i mundëson stafit akademik, administrativ dhe studenteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë anëtarësimin si lexues të rregullt të BKK-së.
Çmimi për anëtarësimin në BKK, është 12.00 euro dhe vlen për 12 muaj. Anëtarësimi bëhet në zyrat e BKK-së.


Anëtarësimi në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”- Prishtinë, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit me Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ju mundëson stafit akademik, administrativ dhe studenteve qasje në referenca, koleksione të BKK-së, dhe në burime elektronike të BKK-së në të cilat BKK ka abonim.

Translate »