fbpx
Njoftim për shfrytëzimin e pushimit vjetor kolektiv të personelit akademik dhe administrativ të UHZ-së

Njoftojmë të gjithë studentët dhe palët tjera, se personeli akademik dhe administrativ do të jetë në pushim kolektiv nga data 01.08.2022 deri me datën 19.08.2022.

Gjatë kohës së pushimit vjetor kolektiv, ju njoftojmë se shërbimet esenciale do t’ju ofrohen studentëve dhe palëve tjera, për çdo ditë pune nga ora 10:00 – 14:00.

Për periudhën e konkursit për regjistrim të dokumenteve në fakultetin e biznesit do të punohet sipas orarit të rregullt.

Zyra për diploma do të punojë të mërkurave nga ora 10:00 – 15:00.

Vendimi për shfrytëzimin e pushimit vjetor kolektiv të personelit akademik dhe administrativ të UHZ-së.

Translate »