fbpx
Njoftim nga KQZ

Njoftim nga KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2021 në bazë të nenit 14, pika 4 të Rregullorës për Zgjedhjet e Studentëve nr. Ref. 882/2015 ka themeluar Komisionet Zgjedhore në Fakultete. Gjithashtu, me qëllim të zbatimit të Dinamikës për Procesin e Zgjedhjeve të Studentëve 2021 në UHZ, Komisioni Qendror Zgjedhor njofton të gjitha organizatat studentore se afati për dorëzimin e listës së nënshkrimeve mbështetëse nga organizatat studentore për regjistrim në Zgjedhje Studentore 2021 është me datë 18.05.2021 në ora 16:00. Listat duhet të dorëzohen në Zyren e Protokolit në Rektorat të UHZ-së, duke i adresuar tek KQZ.

Komisioni Qendror Zgjedhor ju bënë thirrje organizatave studentore që t’i përmbahen afateve kohore të përcaktuara në Dinamikën e Procesit të Zgjedhjeve të Studentëve 2021 në UHZ.

Translate »