fbpx

NJ O F T I M
Njoftohen studentët e Fakultetit të Biznesit që nga data 28.10.2015 gjerë më 17.11.2015 mund të paraqesin kërkesën në zyrën e protokollit për:

I. Studentët mund të bëjnë kalim nga statusi i studentit të rregullt në atë me korrespondencë, në bazë të rregullores për studime në nivelin bachelor neni 5 pika 1.
– Programi i studimeve me planprogram të vjetër zgjatë deri me 30 shtator 2017

II. Studentët mund të bëjnë kalim nga planprogrami i vjetër në atë të ri. Dokumentacioni për vazhdim të studimeve ( kalim në planprogram të ri) duhet të përmbajë;

– kërkesën për vazhdim të studimeve
– certifikatën e notave
– indeksin apo ID-in e studentit.
III.Ndërsa ata qe bëjnë kërkesë për transfer nga universitetet tjera;

– kërkesën për lejimin e transferimit ,
– çertifikatën e notave
– indeksin apo ID-in e studentit.
– fletëçregjistrimin

Dokumentacioni i sjellur pas këtij afati nuk merret në shqyrtim

Nga Menaxhmenti i Fakultetit të Biznesit

Translate »