fbpx
Menaxhmenti i UHZ-së takon studentët e diplomuar në universitetin “Haxhi Zeka”

Menaxhmenti i UHZ-së takon studentët e diplomuar në universitetin “Haxhi Zeka”

Menaxhmenti i universitetit “Haxhi Zeka” me rastin e festave të fundvitit dhe me qëllim të prezantimit të misionit, vizionit, vlerave dhe objektivave strategjike të UHZ-së organizoi një mbrëmje festive me studentët e diplomuar të UHZ-së. Rektori, prof.dr. Armand Krasniqi në fjalimin e tij përpara studentëve të diplomuar, theksoi se studentët e diplomuar janë mbështetësit kryesorë të UHZ-së dhe pasqyra më e mirë e institucionit në vend e më gjerë.


Në fjalimin e tij rektori Krasniqi u ndal tek sfidat por edhe tek mundësitë që ofron UHZ-ja drejt funksionalizimit të plotë të një institucioni i cili do të jetë ndryshe nga IAL-të e tjera në Kosovë. Ndryshimi, theksoi rektori Krasniqi është i domosdoshëm për t’u përballur me sfidat lokale, rajonale dhe ato globale dhe se menaxhmenti I UHZ-së është i vendosur të përmbushë objektivat e tij për një institucion ndryshe. Ai i ftoi të gjjithë të pranishmit të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mëtejmë të procesve në UHZ.


Prorektorja për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj në pika të shkurtra prezantoi misioni, vizionin, vlerat dhe objektivat strategjikë të Planit Strategjik 2023-2026 të UHZ-së. Ajo theksoi se strategjia është në funksion të plotë të përmirësimit dhe avancimit të cdo fushe strategjike dhe ka në qendër studentin. Studentët e diplomuar, theksoi ajo, janë ambasadorët më të mirë të UHZ-së të cilët jo vetëm ja rrisin vlerën institucionit por gjithashtu rrisin edhe vlerën e kualifikimit të tyre.

Translate »