Mbledhja e Senatit
Senati i UHZ-së sot mbajti mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë me radhë.
Rektori Prof. Dr. Fadil Millaku, prezantoi pikat e rendit të ditës, ndër të tjera propozoi znj. Mania Feilcke Dierck, në bazë të Statutit të UHZ-së, për titull nderi “Honoris Causa” dhe Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.asoc.Dr. Ibish Mazreku, lexoi biografinë e saj për kontributin e dhënë në raportet ndërkombëtare me Kosovën. Unanimisht senatorët votuan për të nderuar znj. Dierck që aktualisht është pjesë e Klubit të Ambasadorëve në Berlin.
Dekanët prezantuan raportet e tyre me kërkesat e studentëve për transferim në UHZ, nga universitetet tjera të vendit.
Pikë diskutimi ishte edhe vijimi i studimeve paralelisht në dy fakultete, që këtë vit me konkurs është paraparë një ndalesë e tillë, dhe nga sot do të fillojnë procedurat në përputhje me Statutin e UHZ-së për studentët e regjistruar në dy njësi akademike.