fbpx
MBLEDHJA E 29-TË E KËSHILLIT DREJTUES

MBLEDHJA E 29-TË E KËSHILLIT DREJTUES

MBLEDHJA E 29-TË E KËSHILLIT DREJTUES

28.03.2015

Në këtë mbledhje, Këshillit Drejtues pranoj informata të rregullta nga Rektori lidhur me zhvillimet në Universitet, për investimet kapitale, për çështjet buxhetore, për procesin mësimor,për konkursin e fundit ku u vlerësua se aktivitetet po zhvillohen sipas  planifikimeve – Planit të Veprimit dhe Planifikimit Buxhetorë.

Poashtu  Rektori  informoj Këshillin Drejtues  edhe për mundësitë e reja për marrjen në shfrytëzim të objekteve tjera të  ofruar nga FSK-ja  nëse do të jetë interes për investime kapitale apo duhet pritur që të fillohet me ndërtime në Kampusin e ri të Universitetit ..

Gjatë kësaj mbledhje Këshilli Drejtues, pas diskutimeve e miratoi edhe Raportin Vjetor të Punës.

Gjithashtu në këtë mbledhje  u diskutua Raporti i Komisionit për kërkesa dhe parashtresa të drejtuar Këshillit Drejtues.

Këshilli Drejtues gjatë kësaj mbledhje diskutoi edhe çështje tjera me rëndësi për mbarëvajtjen e funksioneve në Universitet, formoj grupe punuese për shqyrtim të rregulloreve dhe mundësisë së plotësimit të tyre në përputhje me nevojat akademike, administrative dhe mundësve buxhetore.

 

 

Translate »