fbpx
Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe OJQ Volontari nel Mondo, RTM

Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe OJQ Volontari nel Mondo, RTM

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe sigurim të cilësisë, Prof. Dr. Edmond Beqiri  dhe Znj. Valentina Gjinaj, përfaqësuese ligjore e  OJQ Volontari nel Mondo, RTM kanë  nënshkruar marëveshjen e bashkëpunimit. 

Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunirnit është përcaktirni i fushave dhe mënyrave të bashkëpunirnit në mes të dy entiteteve.  Të dy entitetet kanë  interes të përbashkët në zhvillimin e njohurive për sektorin e turizmit në Kosovë dhe në ngritjen e vetëdijes për turizmin e qëndrueshëm në vend. Po ashtu, janë dakorduar që  marrëveshja e nënshkruar  do të ketë qëllim të përbashkët në ofrimin e ekspertizës së ndërsjelltë profesionale dhe promovimin e përbashket të iniciativave të ndërlidhura me zhvillimin ekonomik dhe turizmin e qëndrueshëm. 

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë dhe Volontari nel Mondo në kuadër të bashkëpunimt do të konceptojnë, zhvillojnë dhe realizojnë projekte të përbashkëta në fushën e zhvillimit ekonomik dhe turizmit, me theks të veçantë në atë që ndërlidhen me ngritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale.

Translate »