Universiteti ‘Haxhi Zeka’ në Pejë i përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Fadil Millaku, ka zgjeruar bashkëpunimin në aspektin ndërkombëtar me Kyiv National Economic University të përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Dmytro Lukianenko.
Marrëveshja ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit të përbashkët në terma afatgjatë në aspektin intelektual për të rritur kualitetin e trajnimeve të specialistëve në ekonominë ndërkombëtare, financa, auditim, taksa si dhe stimulimin e zhvillimit të komunitetit shkencorë në Ukrainë dhe Kosovë.
Me qëllim të të arrihet qëllimi i këtij bashkëpunimi, palët do të bashkëpunojnë në këto fusha:
- Zhvillimi i programeve të përbashkëta;
- Shkëmbim të studentëve;
- Shkëmbim të stafit të fakultetit;
- Aktivitet të përbashkët kërkimor;
- Organizimi dhe pjesëmarrja në konferenca, seminare, simpoziume;
- Pjesëmarrja e përbashkët dhe aplikimi për fonde të caktuara për kërkime arsimotre dhe aktivitete të tjera të rëndësishme.